Hoti: Themelimi i Fondit Sovran krijon pasiguri për buxhetin
BKT
Ekonomi

Hoti: Themelimi i Fondit Sovran krijon pasiguri për buxhetin

E. Hoti / RTKlive

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është deklaruar kundër Fondit Sovran të propozuar nga qeveria, duke konsideruar se ky Fond dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrjet publike dhe buxhetin e shtetit. 

Madje, Hoti thotë se themelimi i Fondit do të jetë hap i madh prapa në ambientin e të bërit biznes.

“Të gjitha analizat vlerësojnë se do të dëmtohet konkurrenca e lirë e do të krijohet pasiguri për buxhetin e shtetit. Në çdo nen të tij, Ligji për Fondin Sovran dhe koncept dokumenti përkatës kanë për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka renditur vërejtjet kryesore dhe problemet ekonomike që  sipas tij shkakton Ligji për Fondin Sovran.


MË SHUME NGA Ekonomi