Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut marrëveshje për kafshët dhe ushqimin
F.Sertolli / RTKlive
Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se ky takim zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.
“Ky takim zhvillohet për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lire të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit. Me Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo marrëveshje rinovohet, ndërsa për Republikën e Kosovës kryhet për herë të parë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është firmosur marrëveshja e binjakëzimit të Urdhrit Veterinar Shqiptar me Odën e Veterinerëve të Kosovës.























