Qeveria e Kosovës miraton dy vendime
BKT
Ekonomi

Qeveria e Kosovës miraton dy vendime

F.Sertolli / RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

Përmes një njoftimi për media, nga Qeveria e Kosovës thuhet se në këtë mbledhje qeveria ka ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve ‘Paga dhe Shtesa’ për muajin nëntor 2023.

Po ashtu, qeveria ka miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi