22:31 / 29.11.2023
Lopët e kullosave, prodhuese të produkteve të shëndetshme/Video
F.Sertolli / RTKlive
Fermerët që mbarështojnë lopë janë shprehur të kënaqur me prodhimin, por janë të pakënaqur me çmimin e produktit që mbarështojnë, sepse nuk korrespondon me cilësinë e produktit.
Fermerët në emisionin “Toka” kanë thënë se mbarështimi i gjedheve në kullosa është veprimtari fitimprurëse. Sopas tyre, mbarështimi i gjedheve në kullosa kërkon fuqi të pakët punëtore.
Por, siç thonë ata gjedhet e kullosave mund të preken nga sëmundjet parazitare dhe se mbarështimi i gjedheve në kullosa rrezikon helmimin e tyre nga bimët helmuese.
Fermerët theksojnë se lëvizjet e gjedheve për ushqim në kullosa ulin sasinë e prodhimit po rrisin cilësinë e tij.























