06:21 / 06.12.2023
Prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike
A.B / RTKlive
Sot do të bëhet prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Në takim fjalë hyrëse do të mbajnë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek.























