Banga: Varfëria nuk duhet të jetë pengesë për potencialin njerëzor
BKT
Ekonomi

Banga: Varfëria nuk duhet të jetë pengesë për potencialin njerëzor

A.B/RTKlive

Këtë javë në Zanzibar, Tanzani, po mbahet Shqyrtimi Afat-Mesëm i Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), pjesa e Bankës Botërore që ndihmon vendet më të varfra të botës, përfshirë Kosovën.

Takimi ka mbledhur përfaqësues të më shumë se 100 qeverive donatore dhe përfituese. Donatorët takohen çdo tre vjet për të ri financuar fondet e IDA-s dhe për të rishikuar politikat e saj. Aty po merr pjesë edhe Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, për të nisur fushatën për rifinancimin më të madh të IDA-së ndonjëherë.

“Ne do të kemi mundësinë të angazhohemi për vizionin që nxiti krijimin e IDA -së, vizionin për një botë ku varfëria nuk është pengesë për potencialin njerëzor, por një botë ku çdo individ ka mundësinë të zhvillohet”, tha Banga.


MË SHUME NGA Ekonomi