Bëhen pagesat e subvencionimit për ngrohje
F.S / RTKlive
Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur lajm të mirë, pasi që sot është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje.
“Edhe një lajm i mirë për sot. Është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, masë kjo e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Qeveria për të gjithë!”, ka shktuar ministri Murati në Facebook.
Ndryshe familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.
Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Kjo masë është e mbështetur nga Komisioni Evropian, në kuadër të Pakos Energjetike Emergjente të BE-së në shumë prej 75 milionë eurosh.























