Hoti: Ambienti për biznes është përkeqësuar në të gjitha aspektet
BKT
Ekonomi

Hoti: Ambienti për biznes është përkeqësuar në të gjitha aspektet

N.M. /RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.

Hoti në një postim për Facebook, tha se migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore. Shqetësuese, sipas tij, është edhe përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore.

“Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë. Në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta”, ka shkruar Hoti.

 


MË SHUME NGA Ekonomi