17:07 / 12.12.2023
BSH: Me 31 dhjetor, afati përfundimtar i këmbimit të disa kartëmonedhave
RTSH
Fundi i vitit 2023 do të jetë afati përfundimtar për këmbimin e disa kartëmonedhave tashmë pa kurs ligjor.
Lajmi është bërë i ditur nga Banka e Shqipërisë, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp, njofton publikun se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor.























