AKK-ja nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me APK-në
A.B/RTKlive
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) në kuadër të realizimit të mandatit dhe përgjegjësive të saja dhe me qëllim të implementimit sa më gjithëpërfshirës të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe hapjen e të dhënave AKK-ja ka nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Pyjore të Kosovës.
Hapja e të dhënave dhe shkëmbimi i tyre në kohë reale me institucione publike të interesit po ndihmon shumë vendin në zvogëlimin e procedurave burokratike, digjitalizimin e shërbimeve, uljen e kostos buxhetore për qytetarë dhe kohë shumë më e shkurtë e realizimit të këtyre shërbimeve.
Ky memorandum vjen në kuadër të reformave të AKK-së në këtë fushë me insistimin për zhvillime e avancime të reja për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Ndryshe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për hartografi, për kadastër dhe për gjeodezi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë kombëtare të informacioneve gjeohapësinore.























