S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
BKT
Ekonomi

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

SH.Ç/RTKlive

Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në mungesë të koriumit. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.

Në rend dite ishte paraparë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, si dhe shqyrtimin e planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Kryetari i këtij Komisioni Ferat Shala, tha se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdoj. “Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit të ri, në sesionin e ri pranveror”, ka thënë Shala.


MË SHUME NGA Ekonomi