BSH mban të pandryshuar normën e interesit
BKT
Ekonomi

BSH mban të pandryshuar normën e interesit

A.B/RTKlive

Banka e Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit në mbledhjen e sotme nisur nga pritshmëritë për rënien e mëtejshme të çmimeve vitin që vjen.

Në konferencën për median pas takimit Guvernatori i BSH-së Gent Sejko tha se informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë përgjithësisht në linjë me pritjet tona, raporton monitor.al.

Aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa inflacioni erdhi në rënie në tremujorin e katërt. Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka ndihmuar në zbutjen e presioneve të brendshme inflacioniste dhe në funksionimin normal të tregjeve të parasë, tha ai.

Sipas Guvernatorit, projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive: vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit të ardhshëm.


MË SHUME NGA Ekonomi