12:41 / 21.12.2023
MFPT: Rriten të hyrat nga luftimi i ekonomisë jo-formale nga Dogana
A.B/RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton se rritje për mbi 130% e të hyrave të inkasuara falë masave për luftimin e ekonomisë jo-formale nga Dogana e Kosovës
“Të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se numri i sekuestrimeve, konfiskimeve dhe luftimi i evazionit fiskal kanë shënuar rritje të theksuar. Në periudhën janar-nëntor 2023 vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve nga ka shënuar rritje prej 137.4% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2019”, njofton MFPT.
Ndërsa, falë masave për luftimin e evazionit fiskal (psh rivlerësimi i mallrave gjatë zhdoganimit) të hyrat e inkasuara janë rritur për 160.9% në periudhën janar-nëntor 2023, krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2019.
























