Heronjtë e vegjël|Video
BKT
Foto/ RTK
Shëndetësi

Heronjtë e vegjël|Video

Venera Xhoxhaj-Adili/RTK

Këtë javë në kuadër të emisioneve dokumentare ‘Gjurmë”, në RTK është trajtuar tema e sëmundjeve të rënda tek fëmijët.

Pranvera e rreth dy viteve më parë nuk ishte njësoj si të tjerat për familjen Bajrami. Ata do të përballeshin me një lajm që i zbehu ngjyrat e bukura të stinës. Njëra nga vajzat e shtëpisë Agnesa do të diagnostikohej me një sëmundje të rënd.

“Fatkeqësisht motra ime në mars të vitit 2022 ju shfaq një formacion i fortë dhe pas kontrollave dhe ekzaminimeve është vërtetuar sëmundja dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në ankth dhe kemi përjetuar një shok dhe kur ka dal rezultati ka qenë tjetër goditje pasi motra doli se është prekur nga kanceri”, tha familja Endrita Bajrami.

Gjendja me të cilën përballej Agnesa bëhej përditë e më serioze pasi sëmundja po përhapej me shpejtësi në trupin e njomë.

“E mirë është që pasi e ka marrë terapinë e parë ka reaguar dhe na ka dhënë shpresë por fatkeqësisht motra ka humb të ecurit dhe mjekët sa kanë pas mundësi e kanë trajtuar dhe e kanë pa se këtu s'munden me gjet shërimin e Agnesës dhe janë bërë ekzaminime shtesë dhe është rekomanduar me dërgu jashtë vendit”, tha ajo.

Sfida të ngjashme e me shumë vështirësi kanë shumë familje në Kosovë e që trajtimin e marrin në repartin e Hemato-onkologjisë në QKUK.

"Trajtohen pothuajse të gjithë fëmijët e prekur me kancer, ku ky repart ekziston prej themelimit të pediatrisë por gradualisht trajtimi i këtyre rasteve ka filluar nga 2008 në bashkëpunim me shumë qendra të ndryshme jashtë vendit. Janë fëmijë me kancere të ndryshme sepse preken edhe fëmijët me këto sëmundje dhe janë lloje të ndryshme dhe më të shpeshta janë sëmundjet që prekin sistemin e gjakut apo leukemitë dhe janë më të shpeshta”, tha Rufadie Maçastena-Maxhuni, shefe e repartit të Hemato-Onkologjisë në QKUK.  

Dhjetëra fëmijë brenda vitit përballen me sëmundje të tilla. Shumë prej tyre kurohen në Kosovë e me raste rekomandohen të dalin jashtë vendit shtu sic ndodhi edhe në rastin e Agnesës.

“Brenda vitit me manjilitete kemi rreth 50 fëmijë që evidentohen si raste të reja të konfirmuara brenda vitit dhe rreth 50 % janë me leukemi dhe disa prej tyre janë me prognozë më mirë dhe trajtohen më mirë dhe ne e bëjmë edhe këtu në Kosovë dhe një pjesë e tyre janë sëmundje të tjera por që nuk trajtohen këtu dhe dërgohen këtu por duhet dërguar jashtë vendit, me disa raste për fëmijë trajtojmë edhe në onkologji”, tha ajo.

E në rastet kur trajtimi rekomandohet të bëhet jashtë vendit, familjarëve përveç dhembjes u duhet të përballen edhe me gjetjen e zgjidhjeve që jo gjithmonë janë të mundshme dhe të shpejta.

“Në momentin që prindi merr infon është ajo faza e alarmit dhe mendon se është në një ëndërr dhe pret të zgjohet dhe ka një mosbesim se mos kanë gabuar mjekët sepse ashtu dëshiron të jetë dhe shfaqet si vështirësi për të pranuar këtë lajm dhe kjo ndodh pasi kanë info se sa e rëndë është sëmundja dhe s’mund ta besojnë se po përballen me diçka të tillë”, tha Fatime Fejzullahu-Derguti, psikologe. 

Kurse Leonora Bajraktari nga OJQ Cure 2 children, tha se është vështirë të jesh pjesë e nënave që kanë vuajtje e dhimbje dhe kjo sëmundje është e ngadalshme dhe të duhet kohë. “E kam vështirë se është pritje e gjatë, edhe unë dobësohem me raste por edhe forcohesh kur jep një kontribut tandin. Edhe pse për veti është e vështirë me ndrydhe veten”, tha ajo.

Ndërsa Besim Kodra nga PRAK  , tha se Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësorë u dedikohet të gjithëve. “I njëjti thotë se të gjithë duhet të kenë qasje në shërbime shëndetësore, por ne kemi shumë kategori që kufizohen në marrjen e shërbimeve, aty hyjnë edhe fëmijët që kanë nevojë për këto shërbime hematoonkologjike dhe kufizohen shpesh në diagnostifikim e në trajtim. Shumë herë ka donator që ndihmojnë por shteti nuk duhet të varet gjithmonë nga donatorët””, tha ai.

Por një iniciativë e shumëpritur do të ndryshonte shumë gjëra. Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga që në ditët e para të detyrës nisi një mision fisnik.

“Ju e dini cilat janë rolet dhe përgjegjësitë për presidenten e vendit dhe disa fusha që i kam pas shumë për zemër ka qenë investimi në shëndetësi e në arsim dhe tërheqja për ngritjen e këtyre kapaciteteve kanë qenë prioritet dhe kam shkuar përtej kompetencave për të bërë diçka. Spitali pediatrik i atij niveli është iniciativa e parë e imja dhe ka qenë hera e parë për mua vizita në ato vende për të fuqizuar bashkëpunimin në ditët e para të mandatit””, tha ajo Jahjaga.

E prekur thellë nga kërkesat e shumta të familjeve që po e kalonin këtë fat të rëndë me të vegjlit e tyre, Jahjaga i vuri vetes qëllim për projektin e madh.

“Në ditët e para të marrjes së mandatit unë jam vërshuar dhe kjo ka vazhduar kërkesa e prindërve për të ndihmuar në trajtimin e fëmijëve Brenda ose jashtë Kosovës. Dhe e kam pa shumë të nevojshme dhe sidomos pasi e kam vizituar disa herë repartin dhe unë kam shumë mjek në familje dhe i di nevojat. Nuk duhet me harru që jemi shtet i ri dhe kemi trashëguar një sistem të shkatërruar dhe është normale që ka me pas shumë vështirësi dhe ka qenë emocionale kur kam pa që në një shtrat dhe kjo ka qenë arsye që unë kam qenë këmbëngulëse që të bëj këtë spital”, tha Atifete Jahjaga-Ish president e Kosovës  

Përjetimet e nënës Gentiana Leci në hapësirat e reja të Hemato-onkologjisë janë po aq emocionuese. “Në muajin mars ka pas disa problem me gjëndra limfotike dhe më pas është vazhduar me ekzaminime dhe pasi është diagnostifikuar jemi shtri këtu dhe kemi nis trajtimin. Në fillim ka qenë shumë e vështirë por më pas me ndihmën edhe të mjekëve”, tha Gentiana Leci.

Emisioni i plotë


MË SHUME NGA Shëndetësi