Aliu: Dy milionë euro për ri-dizajnimin e qendrës së Kamenicës
BKT
Ekonomi

Aliu: Dy milionë euro për ri-dizajnimin e qendrës së Kamenicës

F.Sertolli / RTKlive

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po i investojnë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.

Aliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar për hartën e një të ardhme, siç thotë ai, më të mirë dhe më të ndritur për qytetin e Kamenicës.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, po i investojmë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë”, ka shkruar ai.

Aliu ka shkruar se gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrim të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës”, ka përfunduar Aliu.


MË SHUME NGA Ekonomi