Nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e rrjetit të transmetimit/Video
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e rrjetit të transmetimit/Video

SH.Ç/RTKlive

Është nënshkruar marrëveshja e nën-huazimit me vlerë prej 25.5 milionë euro, me ç’rast KOSTT-i do të zbatoj projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë është prioritet kryesor për qeverinë. Sipas tij, ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.

“Projekti parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit dhe më e rëndësishme është që vazhdon të ulet edhe niveli i humbjeve, që megjithatë janë të vogla aktualisht, por rritet efiçienca e rrjetit të transmisionit dhe kësisoj përmirësohet edhe performanca e ndërmarrjes publike”, ka thënë Murati.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, ka deklaruar se ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut kosovarët e energjisë në tregun evropian të energjisë.

“Gjermani është e përkushtuar ta mbështes rrugën e transformimit të energjisë së Kosovës për energjinë efiçinet. Ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut të energjisë në tregun evropian të energjisë”, ka thënë ai. 

Kurse, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se Kosova ka një strategji kogja ambicioze të energjisë dhe se brenda vitit 2031 synohet të këtë 1 600 megavat kapacitete gjeneruese të energjisë së ripërtritshme.

Kyeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, ka dhënë detaje, duke theksuar se projekti fokusohet në katër komponentë.

“Projekti fokusohet ne katër komponentë kryesore pra ndërtimin e nënstacioneve të reja në zonën e Deçanit ku do të mundësoj integrimin e një kapaciteti të rëndësishme të burimeve të ripërtritshme të cilat kanë potencial në atë pjesë. Zëvendësimin e transformatorëve ekzistues me transformatorë të ri që do të përmirësojnë ngarkesën. Ndërrimi i linjave dhe më e rëndësishmja pakoja digjitale që ne i referohemi që ka kuptimin që do të bëjë zëvendësimin e aspektit digjital që do të mundësoj një fuqizim më të mirë të ndërmarrjes sa i përket sigurisë kibernetike e cila është bërë një temë tejet e rëndësishme”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Ekonomi