13:17 / 28.12.2023
Mbi 200 mijë pasagjer udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari” në dhjetor
SH.Ç/RTKlive
Në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, sivjet ka pasur fluks të madh të udhëtarëve. Vetëm gjatë dhjetorit përmes këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 200 mijë persona.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, në një postim në Facebook ka shkruar se pritet që viti të mbyllet me mbi 3.4 milionë udhëtarë.
“Vetëm në muajin dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në janar 2024”, ka shkruar Gara.























