`Panairi Agroushqimor, Gjakova 2023`, prodhuesit shprehen të kënaqur
BKT
Ekonomi

`Panairi Agroushqimor, Gjakova 2023`, prodhuesit shprehen të kënaqur

Islam Haxhiu /RTK

Rreth 50 prodhues vendor kanë prezantuar ushqimet përkatësisht prodhimet e tyre në "Panairin Agroushqimor Gjakova 2023". Prodhuesit janë shprehur të kënaqur me mundësitë e afruara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim rural në Gjakovë.

“Ky panair është mjaft i qëlluar për prodhues por edhe për konsumatorë sepse po bëhen edhe njohje të reja në mes prodhuesve, shkëmbim të prodhimeve të ndryshme, prandaj jam shumë i kënaqur. Unë sot kam prezentuar lëngun e aronisë. Dashtë Zoti që të vazhdojmë me këtë ritëm:, thotë Xhavit Alija, prodhues i aronisë dhe manaferrave.

“Është hera e parë që po marr pjesë dhe po më duket që do të jetë një ndihmesë e mirë për të gjithë ne që merremi me veprimtari të ndryshme prodhuese”, thotë Isuf Salihu, prodhues i alkoolit dhe verërave.

Ndërsa, Diana Daka -  Nani, prodhuese e ushqimeve vegjetariane, thotë se një panair i tillë patjetër që është i mirëseardhur në mënyrë që opinioni të mësoi më tepër për ushqim vegjetarian e që janë risi në tregun kosovar.

“Prodhuesit gjithmonë kanë nevojë me i prezantuar prodhimet e veta që i prodhon, edhe me i shitë, edhe me i shijua njerëzit me i pa se çfarë prodhimesh janë, pothuajse 90 % janë prodhime vendore dhe me thanë të drejtën, një pjesë e madhe e tyre janë edhe ekologjike”, thotë Halim Rrustemi, prodhues dredhëzave,  lajthive dhe reçelrave.

Cilësia e prodhime vendore është gjithnjë e më mirë, ku shumë prej tyre po depërtojnë edhe në tregun e huaj thotë drejtori i DBZHR, Gani Hajdari.

“Ne na gëzon fakti se këtu kemi edhe prodhues që eksportojnë  produktet e tyre në Zvicër, Gjermani, Holandë, Kanada, pra prodhime të ndryshme. Ndryshe Gjakova edhe në të kaluarën është njohur për eksport të prodhimeve të ndryshme”, thotë Hajdari.

Zyrtarët e komunës së Gjakovës u zotuan për përkrahje të vazhdueshme për prodhuesit agro-ushqimor, që sipas tyre, po rriten dita  - ditës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Ekonomi