18:40 / 04.01.2024
Blloku B1 jashtë operimi, KEK-u: Rrjedhjet në kaldajë eliminohen të premten
RTKlive
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar mesnatën e së e enjtes ka ndalur nga operimi Njësinë 1 të Termocentralit "Kosova B" si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.
Për këtë problem, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i tha RTK-së se e kanë njoftuar furnizuesin.
Sipas tij, ekspertët e termocentralit i kanë identifikuar rrjedhjet në kalda, të cilat pritet të eliminohen deri të pretmën në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim.
Bucolli sqaroi se defektet e kësaj natyre nuk ndërlidhen me remontet, pasi ato kanë përfunduar më herët.























