Jep dorëheqje drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku
M.P. / RTKlive
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga pozita.
“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave... etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka deklaruar ai.
Mazreku tutje ka shkruar se është i lumtur për kontributin e tij tash e 18 vjet në sektorin e sigurimeve, duke listuar edhe punët të cilat i ka kryer përgjatë mandatit të tij.























