14:58 / 09.01.2024
Pacientët mund ta përzgjedhin mjekun përmes e-Kosova në katër komuna
E. Hoti / RTKlive
Qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar.
Kjo është bërë e mundur përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova.
Ky shërbim aktualisht është aktiv vetëm në këto katër komuna.























