Qorrolli: Mungesa e fuqisë punëtore do të ndjehet në çmime të banesave
BKT
Ekonomi

Qorrolli: Mungesa e fuqisë punëtore do të ndjehet në çmime të banesave

A.B/RTKlive

Eksperti i ekonomisë Adem Qorrolli, tha se do të rritet kërkesa për të blerë patundshmëri në Kosovë, në këtë rast në Prishtinë.

Ai tha se faktor për çmimet në Kosovë dhe ndërtimet janë edhe remitancat, të cilat sillen nga diaspora dhe janë vlerësuar si investime të sigurta.

Qorrolli për emisionin ‘Pasdite’ në RTK, tha se blerja e banesave në Prishtinë ka treguar se mund të fitohet, për shkak se është rritur shumë çmimi i banesave në Prishtinë.

Sipas tij, disa lagje që janë në zhvillim në periferi të Prishtinës do të rriten, si Prishtina e Re, Veternik, pjesa e Dragodanit etj.

Për mundësinë për rritjen e çmimeve të banesave në Prishtinë, eksperti i ekonomisë Adem Qorrolli, tha se kjo varet prej indikatorëve të tjerë, duke përfshirë edhe mungesën  e fuqisë punëtore.


MË SHUME NGA Ekonomi