Kosova e Shqipëria dakordohen për trasenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë
BKT
Ekonomi

Kosova e Shqipëria dakordohen për trasenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka bërë të ditur se tani ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Aliu ka thënë se do të fillojnë punimet intensive për realizimin e këtij projekti infrastrukturor.

“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Aliu.

Për këtë ka folur sot edhe kryeministri, Edi Rama.Me dakordësinë edhe të palës kosovare, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi