12 kompani të drurit përfaqësojnë Kosovën në Zvicër
BKT
Foto: Autodesk
Ekonomi

12 kompani të drurit përfaqësojnë Kosovën në Zvicër

M.P. / RTKlive

Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajneve të kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndërtimit “Swiss Bau 2024”.

“Anëtarët tanë e shohin Zvicrën si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre. Pjesëmarrja jonë në këtë panair është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe shtetet tjera dhe të rrisin shitjet”, ka deklaruar Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

Produktet që përfshijnë nga dyert e dritaret, te kuzhinat e mobiljet do të ekspozohen në pavionin e Kosovës për bizneset dhe klientët në Zvicër dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Ekonomi