13:53 / 15.01.2024
Çmimi i rrymës, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të enjten
V.Th/ RTKlive
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mblodh sot së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare, duke shënuar kështu edhe fillimin e punës së sesionit pranveror të Kuvendit.
Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca Kryesia vendosi që konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, të enjten, më 18 janar 2024 në orën 10:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për shqyrtimin e propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fusheveprimtaria e saj.























