BSPK e shqetësuar për lëndimin e punëtorëve në Trepçë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

BSPK e shqetësuar për lëndimin e punëtorëve në Trepçë

F.Sertolli/ RTKlive

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është i shqetësuar për ngjarjen në Trepçë, ku u lënduan 12 minatorë të cilët në thellësinë e Minierës e pësuan nga derdhja e acidit sulfurik.

“BSPK kërkon veprim të menjëhershëm të Partnerit Social – Qeverisë që të ngrehë të gjithë mekanizmat ligjorë për të gjetur përgjegjësit që është dashur të parandalojnë këtë aksident i cili ka mundur të jetë me pasoja të rënda për minatorët”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

BSPK po ashtu pret që Partneri Social – Qeveria të jetë pranë minatorëve të lënduar duke ua lehtësuar gjendjen shëndetësore e psikike në këto momente të vështira për minatorët e lënduar po edhe për familjarët e tyre a edhe për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë.

"BSPK nuk do të rrijë po do të bëjë të gjitha veprimet e duhura që kushtet e punës dhe të sigurisë për minatorët a edhe për të gjithë të punësuarit në vendet e rrezikshmërisë së lartë të kenë mbrojtën e duhur fizike e shëndetësore", thuhet në komunikatën e BSPK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi