Krasniqi: Kosova të liberalizojë çmimet e energjisë elektrike
BKT
Ekonomi

Krasniqi: Kosova të liberalizojë çmimet e energjisë elektrike

F.S/RTKlive

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK), Skënder Krasniqi, ka kërkuar edhe njëherë se duhet të ketë trajtim më ndryshme për bizneset sa i përket çmimeve të energjisë elektrike.

Ai ka kërkuar që Kosova të liberalizojë çmimet e energjisë elektrike. Krasniqi theksoi se rrethanat e reja e bëjnë që ky liberalizim i tregut energjetik të mos vonohet dhe të shikohet si kanë vepruar shtetet e tjera të rajonit dhe me gjerë.

Kreu i DhTIK-së Skënder Krasniqi, sot në Info Plus në RTK, ka folur edhe për ikjen e punëtorëve nga Kosova, për shkak se kërkesës për punë që vjen nga shtetet e tjera në këtë rast Gjermania. Ai ka kërkuar që qeveria të punojë në fusha të ndryshme që të ketë sigurime shëndetësore.

“Duhet të ketë sigurime shëndetësore për qytetarët e vendit, po ashtu duhet të ketë sigurim për punëtorët në rast se mbetet ata pa punë”, tha ai.

Për rritjen e investimeve të jashtme në Kosovë, Krasniqi vlerësoi se si komunitet i bizneset në vend janë munduar të jenë në shërbim të vendit, duket dhënë informata për mundësitë që i ka Kosova për investime të jashtme.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK), Skënder Krasniqi, ka kërkuar që të ketë komunikim mes qeverisë dhe komunitetet e bizneseve në mënyrë që të kemi zhvillim të vendit. Ai ka kërkuar të përgatiten oferta konkretet nga Kosova për investitorët e jashtëm, në mënyrë që ata të sjellin kapitalin këtu.


MË SHUME NGA Ekonomi