Dy incidente të rënda brenda javës |Video
BKT
Shëndetësi

Dy incidente të rënda brenda javës |Video

Arbresha Berisha/RTK

Në gjendje relativisht stabile, por e shtrirë në QKUK, vazhdon të mbetet 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës, si pasojë e erës. Mjekët shpjegojnë se ajo ka lëndime të rënda në kokë.

Ndërkohë, vazhdon edhe trajtimi i 8 personave të tjerë që ditë më parë u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës. Kurse edhe dy të tjerë janë dërguar jashtë vendit për shërim.

Gjashtë të lënduarit e tjerë nga shpërthimi në Kçiq pritet t’u nënshtrohen intervenimeve kirurgjike gjatë javës së ardhshme në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë, ndërsa një pacient vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Të dy incidentet u shënuan brenda më pak se një jave në Kosovë. Në të dy rastet, organet përkatëse janë duke kryer hetime e nevojshme.


MË SHUME NGA Shëndetësi