Kryetari i OEK-ut, do të marrë pjesë në konferencën e liderëve të rajonit
BKT
Ekonomi

Kryetari i OEK-ut, do të marrë pjesë në konferencën e liderëve të rajonit

V.Th. RTKlive

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryetarit të Forumit të Investimeve të Dhomave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, do të marrë pjesë në konferencën "Plani i zhvillimit: Ballkani Perëndimor takon BE-në", që do të mbahet të hënën, më 22 janar, në Shkup, Maqedonia Veriore.

Sipas njoftimit në këtë konferencë marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6, Bankën Evropiane të Investimeve, Banka për Rindërtim, Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përqendruar diskutimet e tyre në dy nga katër shtyllat e Planit të Rritjes: të ardhmen e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian. 

“Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor është kthyer në një nga partnerët kryesorë të BE-së më projektet për të përgatitur rajonin për integrim në BE”, thuhet në komunikatë. 

Rafuna, një ditë para konferencës, u shpreh se do të angazhohet që të ndërtohen sa më shumë ura bashkëpunimi mes bizneseve të rajonit dhe BE-së.

 “BE është e ardhmja e rajonit dhe bizneset janë ato që të parat po e trasojnë rrugën e integrimit për këtë do të angazhohem edhe në këtë konferencë “, ishte shprehur Rafuna.


MË SHUME NGA Ekonomi