Bordi i AKP-së merr disa vendime
BKT
Foto arkiv/RTKlive
Ekonomi

Bordi i AKP-së merr disa vendime

A.B/RTKlive

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetor të punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin e shkuar 2023.

Gjithashtu shqyrtoi raportin mujor të Menaxhmentit, si dhe aprovoi propozimin për dhënie të pëlqimit për bartjen e pronësisë së ngastrës kadastrale në Bresanë, pronë e N.Sh. Sharr prodhimi në likuidim në emër të KK Dragash, sipas vendimit përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Bordi shqyrtoi dhe aprovoi kërkesën e KK Rahovec për lejimin e punimeve lidhur me projektin “Sheshi Qendror i Qytetit” si interes publik i Komunës, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim preliminar për shpronësim të parcelave në Rahovec, pronë e N.Sh. Jugopetrol.

Bordi më tutje shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore në likuidim: “IMN Kosova” dhe “Urata”.

“Bordi gjithashtu shqyrtoi raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica”, e cila është nën administrimin direkt të AKP-së. U diskutua edhe për disa asete, për të cilat u vendos që të hiqet dorë, e të cilat barten në komunat Prishtinë dhe Gjilan pasi të aprovohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, si dhe vendosi për një numër të qiradhënieve të aseteve të N.Sh-ve, ndërkohë që ndër pikat tjera në këtë mbledhje ishte edhe raportit shqyrtues për përcaktim të statusit si N.Sh. për OBPB Stacioni i Veterinës, Podujevë, e cila pas shqyrtimit u aprovua statusi i kësaj N.Sh.-je dhe u përcaktua se bie nën autoritetin e AKP-së”, thuhet në komunikatën e AKP-së.


MË SHUME NGA Ekonomi