18:13 / 03.02.2024
Kurti: Ankandi për solar dëshmi e angazhimit për tërheqjen e investimeve
E.Hoti/ RTKlive
Sot u bë hapja publike e oferta e për Ankandin e Parë Solar Foltovoltaik prej 100 MW. Dy konsorciume janë nga Turqia, dy nga Kosova, ndërsa një nga Franca dhe një tjetër nga Egjipti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha procesi i tenderimit të ankandit të parë 100 MW diellor në Kosovë ka përfunduar me sukses: kemi marrë 6 oferta.
“Ky ankand është një dëshmi e angazhimit tonë për një sektor të qëndrueshëm të energjisë dhe tërheqjen e investimeve përmes proceseve të drejta dhe transparente”, ka shkruar ai në ‘X’.























