13:00 / 06.02.2024
Një vit nga lansimi i `Superpunës`, Murati: Kemi zgjeruar grupmoshat
Sh.Ç /RTKlive
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një vjetorin e lansimit të platformës `Superpuna`, është shprehur se pas suksesit të treguar, janë zgjëruar grupmoshat të cilat do të përfshihen në këtë platformë.
“Sot 1 vit patëm lansuar platformën 'Superpuna'. Si rezultat i suksesit të treguar, kemi zgjeruar grupmoshat për të përfshirë të rinjtë e të rejat 18-29 vjeç. Punë dhe drejtësi!”, ka shkruar Murati në Facebook.























