10:51 / 08.02.2024
Përfundon renovimi i QKMF-së në Rahovec
M.P. / RTKlive
Ka përfunduar renovimi i jashtëm i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti", në Rahovec.
Lajmin e ka bërë me dije i pari i kësaj komune, Smajl Latifi.
“Në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit, janë kryer këto punime: izolimi dhe fasadimi i jashtëm, rregullimi i kulmit, rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë, rregullimi i hapësirave rreth objektit”, ka shkruar ai.
Tutje Latifi ka thënë se me këtë investim synojnë mjedise të përshtatshme për personelin shëndetësor dhe për pacientët.























