Kurtishaj: Kosovarët me kulturë të respektimit të rregullave për viza
BKT
Ekonomi

Kurtishaj: Kosovarët me kulturë të respektimit të rregullave për viza

RTKlive

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës që vepron në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj, tha për RTK se qytetarët e Kosovës kanë treguar kulturë të lartë të respektimit të rregullave për liberalizim të vizave.

Ai ka thënë që nga liberalizimi i vizave më 1 janar të këtij viti ka rritje të qarkullimit të udhëtarëve nga Kosovë për në vendet e ndryshme të Bashkimit Evopian, por edhe për çështje të turizmit në vendet e rajonit tonë.

“Qytetarët e Kosovës pas një ndëshkimi të padrejtë mbi 10 vjet, këtë vit filluan me lëvizjen e lirë të lëvizjes në Zonën Shengen. Qytetarët e Kosovës janë të prirur për udhëtime në vendet e ndryshme”, tha ai.

Sipas të parit të Shoqatës së Turizmit të Kosovës, me liberalizim të vizave ka ndryshuar edhe qasja e turistëve nga Kosova. Ai tha se tani kosovarët po zgjedhin për pushime vendet e tjera të rajoni, duke filluar me Greqinë (Selaniku), por edhe Turqinë për shkak se tani mund të shkohet me autobus dhe pa viza.  Po ashtu edhe vendet e tjera, siç janë: Hungaria, Austria etj.

“Ky liberalizim do të u shërbejë levzijes dhe turizmit, qytetarët e Kosovës, po shkojnë e po kthehen. Nuk ka asnjë problem me lëvizjen. Deri tash nuk kemi asnjë shkelje të legjislacionit të Shengenit. Edhe mediat edhe fushata ‘pa viza’, e Qeverisë së Kosovës, ka ndikuar shumë për të edukuar qytetarët e Kosovës për të shfrytëzuar udhëtimet pa viza”, tha ai.

Kurtishaj vlerësoi edhe remitencat që janë sjellë nga diaspora që janë motor për Kosovën.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të kryetarit të Shoqatës së Turizmit të Kosovës që vepron në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj.


MË SHUME NGA Ekonomi