Ministri Peci po qëndron për vizitë zyrtare në Katar
BKT
Ekonomi

Ministri Peci po qëndron për vizitë zyrtare në Katar

F.S / RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, ka zhvilluar takim me homologun e tij Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya, me ç’rast janë dakorduar që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.

Në njoftimin për media nga MBPZhR-ja thuhet se në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.

“Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi