Aliu merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë
BKT
Ekonomi

Aliu merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu  ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore në Kosovë (World Bank Kosovo), mbi praktikat globale për planifikimin e investimeve, sigurisë dhe funksionimin e digave.

Aliu ka njoftuar se në këtë  kanë diskutuar për zbatimin e Studimit të Planit të Investimeve për Resurset Ujore (WRIPS), përkatësisht Master Planin e ri të Ujërave për Kosovën, si dhe për Programet FLOWS, FLOWS 2 dhe fazat e ardhshme të implementimit.

“Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale, si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai ka theksuar se duke u bazuar në praktikat më të mira globale, synojnë që përvojat e tilla, t’i zbatojnë në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi