Ministri Murati i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit për borxhin publik
G.K/RTKlive
Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke folur për borxhin publik, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike.
Ai i është përgjigjur ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka thënë se Qeveria ka dështuar sa i përket borxhit publik.
Murati ka publikuar një grafikon në faqën e tij në Facebook, duke theksuar se është treguesi më i mirë për borxh publik sepse sipas tij Qeveria e Kurtit qëndron më mirë se ajo e Hotit.
“Dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike”, ka shkruar Murati.
“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar mes tjerash Ministri i Financave.























