ATK vlerëson mbështejten e SHBA-së ndaj këtij institucioni
BKT
Foto: ATK
Ekonomi

ATK vlerëson mbështejten e SHBA-së ndaj këtij institucioni

E. Hoti / RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Administrata Tatimore të Kosovës( ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Richard Heater. Në një komunikatë për media është bërë e ditur se në takim është biseduar për progresin e ATK-së, si dhe bashkëpunimin e institucionit tatimor me ambasadën.

“Bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe Ambasadës së SHBA-së është shumë i rëndësishëm për avancimin dhe zhvillimin e sistemit tatimor në Kosovë. Me mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Administrata Tatimore ka arritur progres të rëndësishëm në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe kapaciteteve të saj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK thotë se Ambasada Amerikane ka ndihmuar në ofrimin e trajnimeve dhe programeve të specializuara për stafin e Administratës Tatimore, duke kontribuar në rritjen e aftësive teknike dhe profesionale të punonjësve të saj.

"Përveç kësaj,  mbështetja financiare dhe teknike i ka mundësuar Administratës Tatimore të zhvillojë dhe zbatojë projekte inovative për të përmirësuar sistemin e mbledhjes së tatimeve dhe për të luftuar evazionin fiskal", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi