BQK: Vlera e kredive të reja për muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro
BKT
Ekonomi

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro

F.S / RTKlive

Banka Qendrore e Kosovës, njofton se mbi 7.3 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.19 miliard euro.

Po ashtu, në statistikat bankare për muajin janar 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, thuhet se vlera e kredive bruto ka arritur në 4.9 miliardë euro me një ulje prej 19.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6 miliardë euro.

Sipas raportit të BQK-së, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 879.6 milionë euro.

“Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 90.4 milionë euro. Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.74%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.38%”, thuhet në raportin e publikuar nga BQK-ja.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 81.6%, kurse margjina e normës së interesit kredi - depozita ishte 3.6%.

“7.36 miliardë euro, vlera e aseteve bankare, 6.38% - norma e interesit në kredi, 2.74% - norma e interesit në depozita,  137.9 milionë euro - vlera kredive të reja, 90.4 milionë euro - vlera e depozitave të reja,  81.6%, raporti kredi-depozita”, thuhet në raportin e BQK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi