ShSKUK me marrëveshje me shoqatën italiane për trajtim osteopatik
BKT
Shëndetësi

ShSKUK me marrëveshje me shoqatën italiane për trajtim osteopatik

Emine Hoti / RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës dhe shoqata "KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata” e Italisë,  nënshkruan një memorandum bashkëpunimi i cili pritet të mundësojë realizimin dhe organizimin e trajtimeve osteopatike për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë së QKUK-së.

Trajtimet osteopatike nënkuptojnë trajtimin e problemeve mjekësore duke shtypur dhe lëvizur në mënyrë manuale muskujt dhe kockat.

ShSKUK njofton se përmes këtij bashkëpunimi me  këtë shoqatë, mjekët italianë do të trajtojnë fëmijët në Kosovë dhe në të njëjtën kohë do të trajnojnë profesionistët shëndetësor të QKUK-së në Kosovë dhe në Itali.

 “Në emër të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Elvir Azizi, Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari si dhe kryetari i shoqatës "KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata", dr. Tomaso Ferron, marrëveshje kjo e  nënshkruar për kohëzgjatje prej 2 vitesh, me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi