QMF-të e Prishtinës nga nesër pa paisje higjienike, shkak kontratat
BKT
Shëndetësi

QMF-të e Prishtinës nga nesër pa paisje higjienike, shkak kontratat

M.P. / RTKlive

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se Qendrat e Mjekësisë Familje në Prishtinë nga nesër nuk kanë paisje higjienike.

Shkak për këtë Azemi në një shkrim ka përmendur skadimin e kontratave me kompanitë që e kryejnë shërbimin.

“Nga nesër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata dhe ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve t’u lehtësojmë vizitat e tyre në QMF”, ka shkruar ai.

Azemi për këtë gjendje ka lënë fajtor Komunën e Prishtinës, teksa ka bërë thirrje ndaj stafit për bojkot pune.

“Komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknik në QMF e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi