12:38 / 06.03.2024
Ndërhyn MINT, cakton marzhën tremujore të naftës
M.Sh/RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur marzhën tregtare për produktet e naftës për tre muajt e ardhshëm.
Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë centë për litër.
“Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.
Mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.























