Hajdari dhe Malaj diskutojnë për thellim të bashkëpunimit
BKT
Ekonomi

Hajdari dhe Malaj diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

A.Bela / RTKlive

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është takuar me ministren Rozeta Hajdari.

"Të dy së bashku shprehëm dëshirën e vullnetin e plotë për forcim të bashkëpunimit në mes dy vendeve . Ne kemi një rrugë të  përbashkët të përparimit dhe zhvillimit për integrim në proceset euroatlantike", shkroi Malaj në "Facebook".

Ai po ashtu ka njoftuar se diskutuan mbi marrëveshjet bilaterale në mes Kosovës dhe Shqipërisë për lehtësirat tregtare, turizmin dhe shumë çështje të tjera që prekin interesin e përbashkët .


MË SHUME NGA Ekonomi