Peci nënshkruan udhëzimin për identifikimin e regjistrimin e kafshëve
BKT
Ekonomi

Peci nënshkruan udhëzimin për identifikimin e regjistrimin e kafshëve

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci  ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e rregullave të identifikimit dhe  regjistrimit të kafshëve.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se përmes këtij udhëzimi mundësohet gjurmueshmëria dhe riregjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral.

“Përmes Udhëzimit Administrativ MBPZHR NR.01/2024 për përcaktimin e rregullave të Identifikimit, Regjistrimit të Kafshëve mundësohet gjurmueshmëria, ri-regjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral, si dhe menaxhohet në mënyrë transparente çështja e matrikulave e nga ana tjetër eliminohen abuzimet me numrat e matrikulave tek kafshët”, ka shkruar Peci në Facebook

Ai ka njoftuar se udhëzimi i nënshkruar sot  hyn në fuqi  7 ditë  pas publikimit në gazetën zyrtare.

“Andaj fermerë e blegtorë, nuk do të keni asnjë pengesë rreth matrikulimit për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!”, ka shkruar Peci.


MË SHUME NGA Ekonomi