Murati: Ekonomisë së vendit iu shtuan mesatarisht 1 miliard në vit
BKT
Ekonomi

Murati: Ekonomisë së vendit iu shtuan mesatarisht 1 miliard në vit

B. H. | RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se me Qeverinë Kurti ekonomisë i janë shtuar mesatarisht gati një miliardë në vit.

“Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme. Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliard euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliard në vit”, shkroi ai.

Ai thotë se sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet e ekzekutivit.


MË SHUME NGA Ekonomi