08:53 / 27.03.2024
Hajdari mban sot konferencë për media
RTKlive
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot pritet të mbajë konferencë për media.
Në konferencë do të lansohen tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
Konferenca pritet të fillojë nga ora 14:00.























