Ambasadorja Tamar Ziv: Më shumë prodhime kosovare në tregun izraelit
BKT
Ekonomi

Ambasadorja Tamar Ziv: Më shumë prodhime kosovare në tregun izraelit

Tamar Ziv, ambasadore e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, njofton për rritjen gjithnjë e më të madhe të numrit të prodhimeve kosovare në tregun izraelit.

Ziv, përmes një njoftimi në platformën ‘X’, premton se mbetën të përkushtuar për afrimin e ekonomive dhe qytetarëve të dy vendeve.

“Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael. Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.


MË SHUME NGA Ekonomi