Kosova në EXPO2025 në Japoni, mundësi e jashtëzakonshme
Muharrem Miftari /RTKlive
Formimi i grupit punues ndërinstitucional për përgatitjen për pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2025, në Osaka të Japonisë është trajtuar si pikë e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Lidhur me këtë zëvendësministri i Jashtëm dhe të Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se ekspozita ndërkombëtare në Japoni EXPO 2025 është një ngjarje botërore.
“EXPO 2025 është një ngjarje botërore që mbahet në çdo 5 vjet me qëllim të shkëmbimit të njohurive, ideve dhe kulturave nga e gjithë bota”, tha Ahmeti.
Ai më tej tha se pjesëmarrje e Kosovës është shfrytëzuar nga tema “Dizajnimi i Shoqërisë për jetët tona” dhe do të shërbejë si një platformë e shkëlqyer për të paraqitur mundësitë e jashtëzakonshme të Kosovës për të theksuar rolin qendror të të rinjve në ndërtimin e shoqërisë së ardhshme.























