Bajrami: Çmimi i energjisë elektrike në tri vitet e fundit ngritje mbi 100%
BKT
Ekonomi

Bajrami: Çmimi i energjisë elektrike në tri vitet e fundit ngritje mbi 100%

A.Bela | RTKlive

Pas vendimit të ZRRE-së për uljen prej 8% të çmimit për ata që shpenzojnë mbi blloktarifën 800 kilovatëshe, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se këtë ulje nuk do ta vërejë askush, pasi çmimi i energjisë u rrit dy herë brenda 3 viteve, një herë 104% dhe pastaj edhe 15%.

"Për më tepër, arsyet e rritjes së çmimit të rrymës asokohe nga ZRrE nuk ekzistojnë më dhe se ulja 8% s’ndikon asgjë në ndihmesë ndaj qytetarëve. D.m.th. ngritje mbi 100% dhe ulje vetëm 8%, edhe pse arsyet që janë përdorur kur është ngritur çmimi i energjisë sot janë joekzistente", ka shkruar Bajrami.


MË SHUME NGA Ekonomi