Abdixhiku: Investimet e shtetit në ekonomi, më të ulëtat në histori
BKT
Ekonomi

Abdixhiku: Investimet e shtetit në ekonomi, më të ulëtat në histori

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori.

Sipas tij, në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se ka vizituar një fabrikë në Prizren, ku prodhohen produkte që eksportohen në Holandë.

“Fabrikat e Kosovës, punëtorët tanë, njerëzit që hapin shtigje të reja biznesi, kanë për të bërë këtë vend të zhvilluar e me mirëqenie. Politika ka vetëm një detyrë - të ju ndihmojë në këtë rrugëtim.

Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë!

Gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të dy fushat ka shumë për t’u bërë.

Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori. Në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%. Sa për krahasim, në vitin e pandemisë, kjo pjesëmarrje ishte 10%. Aty-këtu sikurse në mbyllje totale; aty-këtu sikurse në këto tre vite qeverisje!

Kosova ka nevojë për zhvillim.

‘Rruga e Re’ e ofron këtë zhvillim! Nga 1.1 miliardë euro investime çdo vit”, ka shkruar i pari i LDK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi